Si do te ndryshoje ligji i migracionit nga 1 marsi 2020/ Flet avokati gjerman

Aktualitet

Në një mars të 2020-ës do të hyjë në fuqi ligji i ri i migracionit gjerman, çka konsiston në procedura të lehtësuara për të gjithë ata që vijnë nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati gjerman i emigracionit, Lars Dippel tregon se cilat janë kategoritë më të favorizuara për të nënshkruar një kontratë pune në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, nuk do të ketë hapje të tregut të punës për personat me kapacitet të ulët njohurish dhe vështirësi për të gjetur punë te personat mbi 45 vjeç.

Avokati sqaron se ata që kërkojnë trajnim sipas standardit gjerman ka një program “Ausbildung”, ku mund të marrin një çertifikatë që vërteton se janë të gatshëm për të përmbushur të gjitha kriteret në një pune të caktuar.

INTERVISTA:

Ku fokusohet ligji i ri i migracionit në Gjermani që pritet të hyjë në fuqi në 1 mars të 2020-ës?

Prej 1 marsit të 2020-ës, në Gjermani do të hyjë në fuqi një ligj i ri mbi migracionin e punës dhe mbi migracionin e biznesit. Sfondi është se në Gjermani për shkak të zhvillimit demografik, por edhe për shkak të tendencës për të marrë një studim sesa një arsim profesional, ka sjellë një mungesë në profesione të caktuara. Në disa zona, për shembull, është pothuajse e pamundur për punëdhënësit të gjejnë punonjës të trajnuar si hidraulikë apo në fushën e ndërtimit për ti punësuar.

A ka ndryshime themelore në kodin e migracionit, apo thjesht bëhet fjalë për shtesa të reja?

Rregullat e reja nuk janë një libër i ri i plotë i kodit të imigracionit, por vetëm një plotësim ose zgjerim i rregullave tashmë ekzistuese. Nuk ka asnjë ndryshim themelor të sistemit. Ajo që dua të theksoj për të gjithë të interesuarit është fakti që nuk ka hapje të tregut të punës për persona me kapacitet të ulët njohurish që kërkojnë punë.

Pse vendosi Gjermania të lehtësojë procedurat për ardhjen e punonjësve të kualifikuar nga vende që nuk përfshihet në Bashkimin Europian?

 

Jo vetëm avokatët që punojnë në fushën e të ligjit për migracionin, por edhe punëdhënësit kërkuan një zgjidhje më fleksibël, tolerante dhe më praktike për problemet aktuale në Gjermani. Sjellja e punëtorëve nga vendet jo të BE, por që janë vende europiane është ende një rrugë e gjatë. Ngelet për tu parë nëse kjo sprovë e gjatë do të dalë më e shkurtër ose procedurat do të jenë më të shkurtra; por mund të ndodhë që të jetë edhe më komplekse se më parë. Se çfarë do të ndodhë, pritet që ta shikojmë me implementimin e ligjit, e ardhmja është ajo që do e tregojë ecurinë.

Si do procedohet për emigrimin drejt Gjermanisë pas futjes në fuqi të ligjit të ndryshuar?

Qëllimi i përgjithshëm i ndryshimeve në ligjin e migracionit gjerman është që të ketë rregulla gjithnjë e më të lehta e më të kuptueshme për ata që do të lejohen të emigrojnë në Gjermani për të punuar. Në përgjithësi, rregullat të thjeshtuara janë: imigracioni do të jetë i mundur vetëm për punëtorë të kualifikuar; emigrantit do t’i jepet të fillojë dhe të përfundojë një trajnim në një profesion të kualifikuar (kohëzgjatja minimale 2 vjet). Në të dy pikat e sipërpërmendura kërkimi i një pune ose trajnimi do të jetë i mundur nga brenda Gjermanisë. Një tjetër lehtësi do të jetë fakti që ata që dëshirojnë të punojnë e jetojnë në Gjermani do të kenë një qasje më të lehtë në lejen e qëndrimit në fillim pasi vetëm një autoritet duhet të jetë përgjegjës. Pas lejes së parë të qëndrimit, autoritetet lokale janë ende përgjegjëse.

 

Sa e vështirë është gjetja e një pune për personat që nuk janë në Gjermani?

 

Me fjalë të qarta do të thotë që imigrimi është në përgjithësi i mundur vetëm nëse ekziston një punë konkrete ose ofertë trajnimi. Kjo është mjaft e ndërlikuar për ata që kërkojnë punë dhe nuk janë brenda Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse ofrojmë mundësinë për të kërkuar një punësim ose trajnim brenda Gjermanisë.

 

Po personat që kanë eksperiencë pune në vendin e tyre të origjinës, a e kanë më të thjeshtë gjetjen e një kontrate pune në shtetin gjerman?

Për ata që tashmë punojnë në vendin e tyre në një fushë të veçantë dhe madje kanë një përvojë të gjerë në profesionin e tyre, ende ekziston një problem. Puna, arsimi ose trajnimi i tyre duhet të jenë të krahasueshme me rregullat gjermane. Që do të thotë për shembull nëse jeni një murator me një përvojë të gjatë pune mund të mos jeni të kualifikuar të emigroni në Gjermani nëse nuk mund të provoni se njohuritë tuaja praktike dhe teorike janë të krahasueshme me standardet gjermane. Por ka disa “dyer të pasme” në rregulla, si një kompani gjermane e kualifikuar që është e gatshme t’ju ofrojë një trajnim shtesë praktik dhe teorik nëse kërkohet nga autoritetet.

 

Shpeshherë dëgjojmë që një pjesë e madhe e të rinjve po migrojnë drejt vendit tuaj nëpërmjet programit të quajtur “Ausbildung”. Mund të na sqaroni se si funksionon ky program i veçantë dhe cili është niveli i gjuhës gjermane që duhet mbrojtur për t’u bërë pjesë e këtij programi?

 

Ata që kërkojnë trajnim sipas standardit gjerman, në gjermanisht të quajtur “Ausbildung”, për të marrë një çertifikatë që vërteton se janë të gatshëm për të përmbushur të gjitha kriteret në një pune të caktuar, duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk do të thotë trajnim praktik vetëm me disa njohuri themelore të gjuhës gjermane. Kështu dua të sqaroj se niveli i gjuhës A1 nuk është i mjaftueshëm. Të interesuarit duhet të dinë që një nivel i B1 ose më i mirë B2 është më garantues i suksesit. Pse? Sepse duhet të shkojnë edhe në një shkollë. Kjo përfshin trajnim jo vetëm praktik, por ndjekje të teorisë në një shkollë gjermane, kryesisht dy herë në javë. Nëse keni mundësi që të ndiqni një kurs profesional gjuhësor në shtëpinë tuaj, ju këshilloj ta bëni. Por kujdes me mësuesin që do të zgjidhni pasi ai/ajo duhet të jetë i kualifikuar si duhet dhe të ketë një njohuri të gjerë të rregullave të gjuhës gjermane. Nëse po i afrohen niveleve më të avancuara, si B1 dhe B2, duhet të dëgjoni rregullisht lajme gjermane në internet si ato të dërguara nga Deutsche Welle (DW). Dhe duhet të përpiqeni të kaloni provimet e duhura. Nuk është e lehtë por ia vlen.

 

Çfarë këshilloni për emigrantët e rinj që do të vijnë në Gjermani?

 

Faktet e lartpërmendura janë të vlefshme, mbase me disa dallime të vogla, edhe për emigrantët e ardhshëm tashmë të kualifikuar. Përmirësoni aftësitë tuaja gjuhësore dhe më vonë futuni në një vend të ri dhe në një kulturë të re. Ju nuk do ta humbni kurrë theksin tuaj. Por krenohuni për të pasi është pjesë e identitetit tuaj si dhe prejardhjes tuaj kulturore. Nuk ka asnjë arsye për ta fshehur këtë. Jini të vetëdijshëm që ju jeni një europian, siç jam unë.

Cilat janë kategoritë më të disfavorizuara për të siguruar një kontratë pune në shtetin gjerman?

Përveç pikave pozitive ka një disavantazh të madh. Personat mbi 45 vjeç, do të ketë disa përjashtime për kualifikime të larta potenciale, pasi kanë nevojë për të ardhura prej 55% të pragut të të ardhurave që do të thotë që për shumicën e njerëzve mbi 45 vjeç dera është e mbyllur.

Sa të besueshme janë agjencitë që premtojnë punë drejt Gjermanisë?

Ne, avokatët në ligjin e migracionit në Gjermani, si dhe disa avokatë në vendin tuaj po punojmë për zgjidhje praktike për të ardhmen e afërt. Ka disa agjenci dhe njerëz që tashmë premtojnë se ata kanë mbi 500 vende pune në Gjermani dhe të gjitha do të jenë të lehta dhe të rregulluara për ju. Por ne nuk jemi të sigurt nëse ata tashmë i njohin rregullat e reja në detajet e tyre të plota dhe nëse me të vërtetë kanë mundësi pune për ju. Ka mënyra më të mira dhe më të lira për të gjetur një punë të mirë dhe serioze. E kaluara tregoi se sidomos femrat janë mashtruar në punë të dyshimta që nuk do t’i pranonin kurrë në vendet e tyre të lindjes. Këto përvoja të dhimbshme mund të shmangen./gsh.

ME TE LEXUARAT