Rovena Dilo dhe Hit Man i kthehen Mustafa Nanos!

Showbiz

Në emisionin e tij “Provokacija”, Mustafa Nano thumboi këngëtaren Rovena Dilo për bashkëpunimin e saj me Hit Man dhe Rolla në “Këngën Magjike”.

Nano tha ndër të tjera se kënga e tyre e titulluar “Cinderella” kishte një tekst mizerabël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklaratës së tij i është përgjigjur Hitman, përgjigjia e të cilit ka marrë edhe pëlqimin e Rovena Dilos.

“Mustafa Nano na paska bër një analizë mbi këngën Cinderella.

Ky Mustafai po na flet për tekste këngësh, kur nuk e ke as idenë më të vogel ca ndodh me muzikën botërore

Ske faj Mustafa se gjith kohen je i zën duke lepir sa lart posht “PARTINË MËMË që të hedhin ndonjë kockë.

Mustafa, muzika ka ndryshuar nuk është ajo që degjoje në kohen e xhaxhit. Mustafaështë muzik clubi kjo e Cinderella-s, është muzik per rinine, nuk është muzik qebaptoresh që frekuenton ti.

Nuk është një pacavure si ai emisioni jot që sot e mora vesh qe ekzistonte. Show Mani i dështuar po na flet për Shqipërinë e vlerat shqiptare ama në të vërtetë emisioni ku ai na bëri analizen titullohet PROVOKACIA (Serbisht)

O Zot…!Ja ky i bën Rovena Dilos dhe Hit Man & Rolla, analize ahahahahah. Mustaf je dështak në cdo lloj aspekti, në cdo fushë që je angazhu ti ke deshtu askush nuk ka respekt për ty o i mjer. Ti do na bësh analizen ne ???????????”- i shkruan Hit Man.

Nuk ka munguar edhe komenti i Rovenës, e cila e mbështet publikisht reperin.

“Hahahaha e ke myt Hitman ! O shqiptar i bukur dhe i pastër !”-i shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT