Kokainë me vlerë 500 mijë paund, trafikantët shqiptarë sulmojnë oficerët antidrogë

Aktualitet

Tre shqiptarë sulmuan oficerët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, gjatë një aksioni pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerën e gjysmë milioni paundësh.

Ata kishin edhe dokumente të rreme identifikimi. Denis Markeci 29 vjeç dhe Endri Cena 26 vjeç, akuzohen për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasit A. Ata sulmuan tre oficerë kur u arrestuan të premten në një pronë në Britton, të Bristolit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptaret u akuzuan gjithashtu se posedonin të dokumenteve të rreme të identitetit së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç. Në ndërtesë u gjetën katër karta identiteti italiane dhe rumune si dhe karta bankare të paligjshme.

Burrat, pa asnjë vendbanim të caktuar, u dërguan në qelitë e paraburgimit, ndërsa do të paraqiten në gjykatë më 3 janar të vitit 2020.

ME TE LEXUARAT