Dorehiqet gjyqtarja e Apelit te Shkodres, KLGJ nuk pranon kerkesen

Aktualitet

Në një kohë kur ende nuk e ka kaluar vettingun, gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Dorëheqja është paraqitur disa ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës dhe në Këshillin e Lartë të Gjykatës. Megjithatë Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Ndërkohë gjyqet që kanë qenë të parashikuar për t'u mabjtur nga gjyqtarja Marina Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër.Kryetari , Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj. Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingun kryetari aktual i gjykatës se Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore janë duke u shtyrë dhe duke shtuar ngarkesën.

ME TE LEXUARAT