Çifti shqiptar që gënjeu në emision për të përfituar ndihma dhe qiranë e shtëpisë falas

Soft

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi sesi një çift kishte gënjyer live në një studio emisioni për të përfituar qiranë e shtëpisë falas dhe ndihma ushqimore. Elida, bashkëshortja e Arjanit pranoi publikisht gënjeshtrën.

Por te cili emision ka ndodhur e gjitha kjo? Historia e tyre për herë të parë u bë publike tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Tek ky emision, Elida i kërkoi falje Arjanit se e kishte tradhtuar dhe që e kishte futur në burg për ushtrim dhune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asokohe, Arjani e fali bashkëshorten dhe u shpreh se bën këtë për hir të fëmijëve. Por pas emisionit, televizioni “Top Channel” mori një paralajmërim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Sipas AMA-s, historia e Elidës, e cila ishte dhunuar nga bashkëshorti, nuk mund të trajtohet publikisht me nota romantizmi.

Ndërsa dje, historia e tyre u shfaq sërish, këtë herë tek emisioni “Historia ime”, ku marrëdhëniet mes çiftit ishin të acaruara sërish.

ME TE LEXUARAT