Shqiptaret kapen ‘mat’ duke grabitur kasaforten ne familjen kineze

Aktualitet

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kryen një grabitje të dhunshme, në një apartament të një familje me kombësi kineze.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 29 dhe 19 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë shqiptarë u pikasën nga policia në një zonë periferike ndërsa po tërhiqnin një kasafortë të vjedhur.

Fillimisht, siç bëjnë me dije autoritetet italiane, duke përfituar edhe nga errësira, dy shqiptarët kishin mundur të ngjiteshin në ballkonin e shtëpisë përmes tubit të gazit.

Pasi kanë hyrë në apartament, ata kanë kërcënuar një djalë adoleshent, të cilin e kanë mbyllur në njërën nga dhomat e apartamentit.

Më tej ata kanë identifikuar praninë e kasafortës, nga ku kanë marrë xhavahire dhe para të familjes kineze.

Tashmë dy të rinjtë shqiptarë akuzohen për veprën e grabitjes dhe rrëmbimit të rëndë

 

ME TE LEXUARAT