Pronari surprizon punonjësit me 10 milionë dollarë për festat e fundvitit

Soft

Punonjësit e një firme për pasuritë e paluajtshme, me qendër në Baltimore patën një surprizë të mrekullueshme në festën e organizuar nga kompania me rastin e festave të fundvitit.

Bosi i tyre, Edward St. John, themeluesi i kompanisë “St. John Properties” i la pa fjalë të 198 punonjësit e tij duke iu dhënë në dorë gjatë festës një zarf të kuq, brenda të cilëve kishte shpërblime që në total arrinin shifrën e 10 milionë dollarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punonjësit i hapën zarfet në të njëjtin moment dhe kishte nga ata që brenda tij gjetën një çek që arrinte deri në 270 mijë dollarë si shpërblim. Bonuset mes punonjësve u shpërndanë në bazë të vjetërsisë në punë.

“Për të festuar arritjen e qëllimit tonë, ne donim t’i shpërblenim punonjësit tanë në një mënyrë të veçantë që do të ndikonte në jetën e tyre. U jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur, citon a2cnn. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë”, u shpreh pronari i kompanisë Edward St. John.

ME TE LEXUARAT