Theu rekorde shikueshmeri, rikthehet seriali “La Casa De Papel”

Soft

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) i cili theu rekorde shikueshmëri në tre sezonet e tij, vjen sërish më një tjetër sezon, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Data në të cilën do të publikohet sezoni i katërt i serialit është 3 prilli i vitit 2020. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, nga llogaria e këtij seriali.

“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, është shkruar në videon e publikuar nga La Casa de Papel në ‘Instagram’. Ndërkohë e veçanta e këtij sezoni është pjesëmarrja e futbollistet Neymar.

Përveç futbollistit, shkrimtari Stephen King, fituesja i Eurovision 2018, Netta, janë disa nga emrat që kanë treguar se janë shumë të lidhur me këtë serial, dhe do të pranonin të luanin në një ndonjë prej episodeve.

ME TE LEXUARAT