Termeti/ I vihet shiriti i kuq Spitalit te Laçit, pacientet transferohen ne Lezhe

Aktualitet

Vijojnë inspektimet në terren nga inxhinierë dhe ekspertë vendas e të huaj, për të evidentuar dëmet në godina pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ekipet e ekspertëve vlerësojnë nëse godinat kanë dëme të riparueshme apo nëse duhen shembur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Godina e spitalit të Laçit ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, duke bërë që të vendoset shiriti i kuq, që tregon se objekti përbën rrezikshmëri dhe brenda tij nuk mund të qëndrojnë stafi apo pacientët. Pjesa më e madhe e personelit dhe të pacientëve janë transferuar në Spitalin e Lezhës gjatë ditës së djeshme. Në spitalin e Lezhës ndodhet edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, për të ndjekur nga afër procesin. Mësohet se shërbimi në urgjencë do të ofrohet në spitalin e Laçit, pasi pjesa e Urgjencës nuk ka pësuar dëme. Dëmtimet më të mëdha janë në pjesën tjetër të godinës së spitalit e cila ka qenë e amortizuar, tek pavionet, ku janë të shtruar pacientët të cilët janë transferuar në Lezhë.

ME TE LEXUARAT