Arrestohet “artisti i uritur”, gëlltiti veprën 120 mijë dollarëshe

Bota

Një banane e mbajtur me ngjitëse tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ishte një vepër arti që u shit për 120 mijë dollarë.

Vepra minimaliste ishte shfaqur në një ekspozitë në Majemi, të quajtur “Art Basel”, dhe ishte realizuar nga Maurizio Cattelano.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vepra ishte një simbol i tregtisë botërore, e cila fshihte kuptime të dyfishta si dhe nuanca humori. Ideja e tërhoqi shumë një koleksionist francez, i cili ofroi 120 mijë dollarët për ta blerë.

Por artisti “i uritur” shkoi dhe e hëngri bananen, dhe tha se ishte pjesë e performancës së tij, si art pamor. Artisti i njohur me emrin Dutana doli para gazetarëve të çuditur, të cilët e fotografuan duke mbllaçitur 120 mijë dollarët.

Dutana u arrestua nga policia, por u lirua pasi organizatorët e zëvendësuan bananen e veprës së artit me jë tjetër. Pasi u lirua, artisti tha: “Më pëlqeu arti i Katelanos. Ishte shumë i shijshëm”./top channel

ME TE LEXUARAT