Tre tërmete në 30 minuta, panik dhe frikë në L’Aquila të Italisë

Bota

Aquila në Itali është tronditur 3 herë brenda vetëm 30 minutash mbrëmjen e të shtunës.

Lëkundja e parë u regjistrua rreth orës 22.55 të mbrëmjes, me manjitudë 3.7 të shkallës rihter me epiqendër vetëm 2 km larg qytezës barete, me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës, dhe 17 km larg nga L’Aquila.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak minuta më vonë, në orën 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje e manjitudës 3.4 të shkallës rihter me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ndërsa lëkundja e tretë, është regjistruar në orën 23:22 minuta, e një manjitude më të ulët, me manjitudë 2.2 të shkallës Rihter.

Banorët e zonës nga frika kanë kaluar natën jashtë, në qiell të hapur, ndërkohë që nuk ka patur informacione për dëme në banesa apo njerëz të lënduar.

Por, lëkundjet e tokës janë vecanërisht tronditëse në këtë zonë duke patur parasysh se 10 vite më parë, në L’aquila, një tërmet me manjitudë 6.3 të shkallës rihter, rrafshoi qytetin dhe i mori jetën 309 personave dhe plagosi 1600 të tjerë.

ME TE LEXUARAT