Kenga Magjike, anetari i jurise kritika kengetareve: Me vjen keq, por nuk kuptuat thelbin...

Showbiz

Enkel Demi, i cili ishte pjesë e jurisë këtë edicion të “Kënga Magjike”, është treguar kritik me këngëtarët konkurrentë.

Në takim e “E Diela Shqiptare”, ai iu drejtua këngëtareve me disa nga pikat që i kishin bërë përshtypje, sa i takon votimit kryesisht kur tha se kishte parë një votim të keq, të lig, pasi disa nga këngëtarët, pretendenteve kryesore për çmimin e parë u kishin dhënë 0 pikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Demi tha se këngëtarët nuk kishin kuptuar thelbin e këtij festivali dhe se këngëtarët e huaj ishin vlerësuar relativisht pak me pikë.

“Gjëja që mua më ka çuditur është që artistët që morën pjesë, jot të gjithë por një pjesë e tyre, nuk kanë kuptuar thelbin e këtij edicioni.

Ky edicion ju ka hapur tregun. Ju jeni në një treg të ri, i cili po të krijohej në një zhaner tjetër do të ishte një tjetër mundësi e jashtëzakonshme.

Unë nuk e di sa e keni vënë re, por ky ka qenë një edicion plot, jo vetëm më këngëtarë të huaj, por me kuratorë dhe producentë të huaj, dhe më vjen keq që asnjë prej jush që të merrte kontakte me ta.

Ndërkohë kjo është një mundësi e artë, dhe fakti që janë shkurtuar të gjitha çmimet e tjera dhe kanë mbetur vetëm katër, tregon që festivali ka shkuar në një tjetër stad, gjë që do të thotë që festivali donte t’i jepte rëndësinë maksimale pjesëmarrjes, sepse një çmim është, mund ta marrë kushdo dhe prapë do të ketë qefmbetje. Prandaj mundësia ka qenë për ta shfrytëzuar këtë vitrinë dhe për të qenë në një treg tjetër.

Gjëja që më bëri përshtypje është që u votuan relativisht pak artistët e huaj, gjë që tregon që ne vazhdojmë të jemi brenda klanit. Më bëri përshtypje një votim i keq, i lig… ka pasur këngëtarë që nuk kanë votuar dy pretendentet kryesore, i kanë votuar me 0 pikë. Gjë që do të thotë që brenda komunitetit tuaj ka mediokritet shumë të madh dhe është lojë e vogël ajo që luani, ndërkohë që keni mundësi të luani më gjerë.

Artistët e huaj kanë kuptuar “inversin”. Preferuan Këngën Magjike, jo se Shqipëria është vend i rëndësishëm, por sepse Kënga Magjike është e kuotuar në “showbiznesit”… dhe çfarë ndodh, Juda Grava nuk merr pjesë në festivalin e Izraelit për të shkuar në Eurovizion dhe vjen në Kënga Magjike. Pse?! Sepse i pëlqeu Arditi? Jo! Mbajti fjalën siç tha Arditi?! Absolutisht që Jo!

Sepse ka kuptuar që këtu ai kupton “showbiznesin” e vet.

Nëse ju do të kishit kuptuar të njëjtën gjë, do të ishin konkurrentë më të ndershëm, por sot do të ishit më të qetë sepse mund të kishit mundësi për të nënshkruar kontrata me jashtë, atje ku ka para.

Nesh do vazhdoni këtë lojë rrezikoni të qëndroni këngëtarë “Live” dhe kjo nuk është gjë e mirë për karrierën tuaj…”.

ME TE LEXUARAT