I ndalon zemra per 6 ore dhe rinis serisht, mjeket..

Bota

I ndalon zemra për gjashtë orë me radhë dhe më tej rikthehet sërish në jetë! Një rast shumë i rrallë, një mrekulli, ajo që i ka ndodhur 43-vjeçares angleze Audrey Mash, e cila prej dy vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës.

Gruaja e cila punon si mësuese, më 5 nëntor ndodhej me të shoqin Rohan Schoeman, në zonën malore të Prenei në Girona, ku befas u bllokuan nga një stuhi dëbore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Papritmas gruaja nisi që të ankohej nga dhimbje dhe mungesë shikimi, ndërkohë që temperaturat e ulëta e vështirësonin situatën.

Ajo rreshti së foluri dhe më pas e humbi ndjenjat para syve të të shoqit dhe ai nuk po arrinte që ta përmendte. Kur mbërriti ndihma e shpejtë Audrey e kishte temperaturën e trupit 18 gradë dhe nuk kishte më shenja jete, zemra nuk i rrihte.

Për orë me radhë mjekët tentuan që ta përmendim, por u desh që të kalonin gjashtë orë, që zemra e saj të riniste rrahjet. Kontrollet treguan se gruaja nuk ka pësuar asnjë dëmtim cerebral dhe se temperaturat e ulëta i ngrin organet dhe trurin.

ME TE LEXUARAT