Tërmeti, Rama: Shtëpi e kujdestare për Alesion 10-vjeçar që shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama rikujtoi edhe njëherë afatin 15 Dhjetor për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama  tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi ata kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

"Data 15 është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi ata që kanë humbur të afërmit. Edhe ata kalamajtë që ishin mbrëmë do shkojnë në shtëpi. Do kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, mund të rrijë përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është pronari i shtëpisë. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do i sjellim këtu. Ata e kanë tmerr. Edhe ata që kanë humbur njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur", tha Rama.

ME TE LEXUARAT