Debati per Recakun, zedhenesi i Metes e quan Vucicin zedhenes te Miloshevicit

Kosovë&Rajon

Zedhenesi i presidenttit te Shqiperise ka reaguar ashper ndaj deklaratave te presidentit serb Aleksander Vucci i cili mohoi dje masakren e Recakut.

Tedi Blushi ne nje postim ne FB, shkruan: GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!

Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faktori ndërkombëtar duhet t'i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!

Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!

LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

ME TE LEXUARAT