Çuçi: 18 ndërtues në Durrës të gatshëm për rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti

Aktualitet

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit dëmtoi me mijëra banesa.

18 ndërtues kanë shprehur gatishmërinë e tyre për rikonstruksionin e apartamenteve që nuk kanë dëmtime në strukturë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu është shprehur Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi, gjatë mbledhje së radhës së Këshillit të Ministrave.

“Lidhur me rikuperimin e dëmeve kemi një angazhim të shtuar të firmave të investitorëve dhe ndërtuesve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë dëmtuar. Vetëm në Durrës ka shkuar në 18 numri i atyre që kanë shprehur vullnetin dhe po bëjnë letrat dhe procedurat për të filluar ato meremetime ku kemi vetëm pjesën murale”- u shpreh Çuçi.

ME TE LEXUARAT