Bebe Rexha: Dua burre shqiptar dhe dasem tradicionale

Showbiz

Bebe Rexha tha se sërish do ta vizitojë Shqipërinë. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha në fillim të kësaj jave ishte në Shqipëri.

Erdhi për tu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që tronditi Shqipërinë. 30 vjeçarja do t’i ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’i shërbejë brezit të ri. Bebe Rexha u impresionua shumë nga mikpritja që iu bë asaj.

Gjatë intervistave u deklarua rreth kësaj dhe edhe njëherë e dëshmoi se sa krenare është me prejardhjen e saj.

Në një intervistë për “Pasditja ime”, artistja e njohur ndërkombëtarisht tregoi më gjerësisht rreth vizitës.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet:

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, u shpreh artistja e mirënjohur shqiptare.

Ndërsa kur u pyet rreth dasmës, tha se do një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana.

Artistja tha se sërish do ta vizitojë Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT