Teknologji

“Shpiket” krevati “qe ju shpeton” nga termeti…

Faqja teknologjike “Futurism” ka zbuluar pak kohë më parë një koncept kundër tërmeteve…dhe vjen në formën e një krevati.

Sipas portalit të njohur, shtrati mund t’ju shpëtojë jetën në rastet e tundjes së tokës.Kur sensorët e krevatit do të ndjejnë lëkundje, dysheku futet në një “sënduk” të sigurt.

Mekanizmi është i projektuar në qendër të krevatit pa na dëmtuar gjatë rënies.

Ndërkohë, kapakët e “sëndukut” prej çeliku janë krijuar në mënyrë të tillë që të na mbajnë të sigurt derisa të mbarojë tërmeti.

Krevati, do të ketë gjithashtu vend për mjetet e nevojshme, ujë dhe ushqim. Koncepti është projektim i kinezit Wang Wenxi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close