Bota

Klani i trafikut te droges në Itali, 1 shekull e gjysme burg per 13 te akuzuarit

Para një viti, në rrethinat e Napolit në Itali u shkatërrua një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Si pjesë e operacionit, janë arrestuar gjithsej 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Prokurori publik italian Dda D’Alessio ka lexuar akt-akuzën për anëtarët e klanit La Torre, drejtuar nga Tiberio La Torre, djali i bosit të njohur të drogës Augusto La Torre, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë që synojnë trafikun e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim të drogës, pastrim parash dhe akuza të tjera. Prokuroria italiane kishte zhvilluar hetime për këtë grup dhe kishte arritur në përfundimin se anëtarët e grupimit zhvillonin tregti të paligjshme droge.

Sipas hetimeve, ky grup bënte tregti droge në komunën Mondragone, të sasive të konsiderueshme të drogave të tipit kokainë e hashash, me furnizime nga zona e Napolit, ku ndër të tjera ka edhe bashkëpunëtorë shqiptarë.

Emri dhe kërkesa për dënim nga Prokuroria:

1.Francesko Tiberio, lindur më 1987, 18 vjet burg
2.Salvatore De Crescenzo lindur më 1977, 18 vjet burg
3.Michele Degli Chiavi lindur më 1988, 16 vjet burg
4.Vincenzo De Crescenzo lindur më 1956, 16 vjet burg
5.Francesco Balestrieri, lindur më 1977, 14 vjet burg
6.Frederik Loka, lindur në Dibër më 1980, 16 vjet burg
7.Maurizio Montano 4 vjet
8.Xhuzepe Rinaldi lindur më 1988, 10 vjet
9.Luixhi Meandro lindur më 1989, 10 vjet
10.Kostandino Cardillo lindur më 1984, 8 vjet
11.Alesio Cipriani, lindur më 1995, 9 vjet
12.Angelo Pagliuca lindur më 1970, në arrest shtëpie, 4 vjet
13.Nevila Lika, 10 vjet

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close