Kosova - Rajoni

Haradinaj- shqiptareve qe s’jane prekur nga termeti: Mos hajdeni ne Kosove

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nëse nuk janë prekur nga tërmeti të mos nisen drejt Kosovës.

Pas homazheve pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj tha se nuk është e vërtetë se nga kampi i dërgojnë me avion në Gjermani. Është mashtrim, theksoi kreu i qeverisë Kosovare.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani”, tha Haradinaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close