Kosova - Rajoni

Haradinaj për situatën pas tërmetit: “Dikush po i mashtron njerëzit dhe po mbush autobusët”

Pas tërmetit të 26 nëntorit qindra ku humbën jetën 52 persona dhe qindra mbetën të plagosur, shumë shqiptarë janë nisur drejt trojeve kosovare për të gjetur strehim.

Por një problematikë është vënë në dukje nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili bën thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërisë civile, por edhe subjekteve politike, që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria.

Haradinaj thotë se asnjë qytetar që shkon në Kosovë nuk do të mbetet pas strehim, por kjo situatë po keqpërdoret dhe po vijnë persona që nuk janë prekur nga tërmeti. Sipas tij ata shkojnë në Kosovë me shpresën se do ikin drejt Gjermanisë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close