Ekspertët zviceranë kthehen nga Shqipëria, priten me pankarta “Mirë se erdhët”
Pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri, ndër shtetet e para që reagoi në ndihmë ishte pikërisht Zvicra. Përveç shumë ndihmave të dhuruara, Zvicra dërgoi edhe shumë ekspertë zviceranë për punën në terren në vlerësimin e gjendjes dhe stabilitetin e ndërtesave në Shqipëri, veçmas në zonat e prekura nga tërmeti, shkruan albinfo.ch.
Ekspertët zviceranë sot janë kthyer nga Shqipëria, ku në aeroportin e Zvicrës u pritën me pankarta “Mirë se erdhët”, në shenjë respekti për punën e tyre në Shqipëri.
Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga Qeveria zvicerane qëndruan në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit.
Ekipi përfshiu ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësuan gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësuan nevojat dhe planifikimi i veprimeve në përgjigje të tyre. /Albinfo
Willkommen zurück – bienvenue – welcome – benvenuti
Gepostet von REDOG – Such- und Rettungshunde am Samstag, 30. November 2019