Lajmi i fundit

Banoret e prekur nga termeti, nena e 12 femijeve: Jemi bere gjysme robi

Kryeministri Rama ditën e sotme së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish ministren e Arsimit, Lindita Nikolla kanë qenë të pranishëm në Laç për të takuar nga afër banorët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti.

Rama është takuar me shumë banorë të cilëve u ka kërkuar që të bëjnë durim. Në fund të këtij takimi një zonjë që jetonte në Adriatik e ka thirrur kryeministrin për të biseduar me të. Ajo tregon se është nën e 12 fëmijëve, dhe se në kohën kur ra tërmeti në banesë ishte vetëm me vjehrrën dhe me dy fëmijë të vegjël. Zonja në fjalë tregon se nga frika dhe nga nxitimi dëmtoi edhe këmbën ndërsa banesa e saj ka marrë çarje të mëdha.

Ndërkohë Rama i ka sugjeruar që të shkojë të strehohet në hotel deri në përfundimin e kësaj situate.

“Nuk bëhen pallatet menjëherë. Po bëjmë ditë natë isnpektimin. Nuk i ka as Franca mijëra inspektorë. Ca ka ik ka ik. Të lutem me durim. Të tjerët i kanë çu robt e shpisë me kolona varrimi. Mos e harro këtë. A i ke pa uraganet në Amerikë. Në po bëjmë maksimumin. Dua të jesh mirë. Mu shfryj, por qetësohu dhe duro.” iu drejtua kryeministri banorëve.

Banorja: Kam ra prej tërmetit nga shkallët. Zoti më ka sjell këtu. Jam nënë me 12 fëmijë. Jetoj në Adriatik. Kam ngel me plakë 92 vjeçe. Jam pensioniste, dhe jetoj me 2 femije te vegjel.”

Rama: Shko në hotel. Atje i ke të gjitha.

Banorja: Jam nënë heroinë, të unë të vinte. Pse nuk vini në Adriatik. Na ka bo gjysëm robi. Pallati ku ti banon i kanë çuar në hotel.

Rama: I ke bo me radhë kalamajt apo krejt për njëherë…duhet durim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close