VIP

Rita Ora mban fjalën, nis rindërtimi i shtëpisë së familjes së prekur nga tërmeti

Gjashtë pjesëtarët e familjes Sala jetojnë në fshatin Pinar të Tiranës, ku banesa e tyre u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora ka mbajtur fjalën e dhënë pak ditë më parë për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit të saj personal.

Pak ditë më parë, Rita Ora shkruante në një postim në Instagram se do të rindërtonte shtëpinë e familjes Sala dhe se viti i ri do të gjente me shtëpi të re.

Ndërkohë sot, Rita ka postuar një foto të Veliaj teksa takon familjarët Sala. “Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit gocë”, shkruan kryebashkiaku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. O Rita, po i jep support Erion hajdutit e kriminelit. Nese ben nje veper bamiresie mos e kanalizo nepermjet ketyre hienave te urryer nga populli. Keta jane kriminele, e ke pare qe kane arrestuar nje vajze te pafajshme ne keto dite te tragjedise nga termeti? I ke pare cfare u kane bere dhe Po u bejne banoreve te Astirit kete krimba? Per hir te zotit, mos i mbeshtesni me keta qeveritare plehra. Me mbeshtetjen qe u jep ketyre qeveritareve ben dem 1000 here me shume sesa bamiresia qe po jep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close