Komuna e Tuzit ne ndihme te banoreve te prekur nga termeti, efektivat ne Durres

Aktualitet

Policët komunal të Komunës së Tuzit gjendën në Durrës për t’u ofruar ndihmë të prekurve nga termeti.

Policët komunal kanë shkuar në Shqipëri për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Durrës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cungu në Durrës për t’u solidarizuar me bashkombasit

Në këto momente tragjike shkova në Durrës për t’u solidarizuar me bashkombasit tanë të prekur nga tërmeti. Në mes të hidhërimit për këtë katastrofë, përjetuam edhe një moment te gëzueshëm kur forcat e shumta shpëtimtare arritën të nxjerrin prej gërmadhave një djale të ri mbi të cilin ishin të palosura 4 pllaka betoni.

Shpresoj që sa më shumë qytetarë të tjerë të bllokuar të shpëtohen.

Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar në këtë ditë të vështirë dhe pastë mëshirë për shpirtrat e të gjithë atyre që humbën jetën.

Ndërkohë mendjet dhe zemrat tona janë me familjarët e tyre dhe po ashtu dëshirojmë shërim sa më shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Mbledhja e ndihmave

Gjatë mbrëmjes humanitare e cila u zhvillua në QKI “Malësia” në Tuz, organizuar nga SHKA “Koha”, KKSH, Komuna e Tuzit, u bashkuan 3500 € dhe 1020 $.

Gjithashtu nxënësit e SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, gjatë aktivitetit të tyre afarist grumbulluan 500€ të cilat u dorezuan në këtë mbrëmje humanitare.

Në total për familjet e prekura nga termeti në këtë aksion u bashkuan 4000 € dhe 1020 $./TvBoin/

ME TE LEXUARAT