Soft

Solidarizohet Arabia, valevit flamurin shqiptar ne mes te Abu Dhabi-t

Shumë vende janë solidarizuar me Shqipërinë, në këtë situatë të vështirë që po kalon pas tërmetit që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Disa vende kanë dërguar specialistë kërkim-shpëtimi, shumë të tjerë kanë dërguar ushqime dhe vlerë monetare, për familjet e prekura nga tërmeti. Por ka edhe nga ata vende që e përkujtojnë këtë tragjedi që po kalon vendi ynë dhe me valëvitjen e një flamuri.

Në këtë mënyrë ka zgjedhur të solidarizohet me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku flamuri shqiptar është ngritur në mes të Abu Dhabi-t.

Shqipëria ndodhet në një gjendje emergjence, por fatmirësisht nuk ka munguar mbështetja për të prekurit, nga vetë shqiptarët dhe popujt e tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close