Prekëse në Durrës, nënë e bir u gjetën pa jetë të kapur dorë për dore nën rrënoja

Aktualitet

Forcat rumune kanë arritur tashmë të lokalizojnë trupat e tre personave që ishin nën rrënoja në pallatin gjashtë katësh në lagjen nr.18 në Durrës.

Mësohet se nën rrënojave janë gjetur një grua 47 vjeçe dhe një i ri 22 vjeç, të cilët janë nënë e bir.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga forcat rumune që po kryejnë operacionin se i kanë gjetur nënë e bir të pajetë të kapur dorë për dore nën rrënoja.

Personi i tretë që gjendet nën rrënoja është nëna e piktores Diena Karanxha.

Vajza e saj u nxorr pa jetë nga ky pallat, ndërsa kjo e fundit u nxorr gjallë nga rrënojat por më pas ndërroi jetë në spital./abcnews

ME TE LEXUARAT