Sport

Permbytet fusha, shtyhet ndeshja e Serise A

Reshjet e shiut dhe permbytjet shtyjnë ndeshjen Lecce-Cagliari. Moti i keq u bë pengesë që sfida mes puljezëve dhe sardëve të mos luhej pasi shirat e shumtë që kishin rënë gjatë ditës së dielë në qytetin kishin përmbytur stadiumin Via Del Mare.

Gjyqtari Mariani pasi doli në fushë me dy kapitenët për të kontrolluar gjendjen e saj vendosi të shtyjë sfidë, e cila gjithsesi mund të riluhet të hënën në orën 15:00 nëse kushtet e motit do të përmirësohen, por parashikimet nuk premtojnë diçka të tillë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close