Neymar si Ronaldo, largohet nga stadiumi pas zevendesimit

Sport

Ne shembullin e Cristiano Ronaldos, që u zëvendësua në ndeshjen ndaj Milanit dhe u largua direkt në dhomat e zhveshjes, u soll mbrëmjen e djeshme edhe ylli i Paris Saint Germain, Neymar, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lille.

Sulmuesi brazilian sapo ishte rikthyer nga dëmtimi dhe luajti në fushë për 65 minuta, por pa arritur të jetë vendimtar, ndërsa në momentin e zëvendësimit u vërshëllye gjatë nga tifozëria pariziene, që vijon të ketë një marrëdhënie të ftohtë me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas daljes nga katërkëndëshi i blertë, Neymar nuk përshëndeti trajnerin Tuchel dhe nuk preferoi të ulet në bankinë, por iku direkt në dhomat e zhveshjes, teksa mediat franceze konfirmojnë se edhe stadiumin e ka lënë para kohe.

Neymar kërkoi me ngulm largimin verën e kaluar, por asnjë klub nuk arriti të paguajë vlerën e kartonit të tij, ndërsa pak ditë më parë u kritikua hapur nga trajneri Tuchel, pasi kishte udhëtuar pa leje në Spanjë, për të ndjekur Kupën Davies.

ME TE LEXUARAT