Fundoset anija me emigrantë në Itali, gjenden 7 kufoma në bregdet

Bota
Fundoset anija me emigrantë në Itali, gjenden 7 kufoma në bregdet

Një anije me emigrantë është përmbytur ditën e shtunë në jug të Siçilisë, pranë ishullit Lampedusa. Mediat italiane raportojnë se roja bregdetare ka gjetur kufomat e shtatë emigrantëve. Ndërkohë, kanë nisur kërkimet edhe për 13 emigrantë të tjerë që konstatohen të humbur. Autoritetet janë lajmëruar për përmbysjen e anijes nga roja bregdetare.

Autoritetet deklaruan se 149 emigrantë janë shpëtuar pas përmytjes së anijes, mes tyre 3 fëmijë dhe 13 gra. Të mbijetuarit ju shprehen autoriteteve se në bord kanë qenë plot 169 persona. Gomonet e policisë kufitare janë angazhuar për kërkimin e pjesës tjetër të emigrantëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arsyeja e përmbytjes së anijes mësohet të kenë qenë shkaqet klimaterike, pasi anija nuk ka mundur t’u bëjë ballë dallgëve të larta. Anija ka qenë gjithashtu e papërshtatshme për sasinë e udhëtarëve klandestinë. Kushtet e vështira të motit po komplikojnë kërkimet për gjetjen e emigrantëve të tjerë.

Italia dhe Malta kanë këmbëngulur që vetë ata nuk duhet të mbajnë barrën e kujdesit për emigrantët ndërsa ata kërkojnë azil për shkak të solidaritetit të BE-së.

ME TE LEXUARAT