Lajmi i fundit

Video kompromentuese me ambasadorin Soreca? Reagon zv.ministrja e Brendshme: Paturpësi që të lë pa fjalë!


Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, reagoi ndaj zërave, që aluduan se ajo mund të jetë përfshirënë një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Me ane te një postimi në rrjetet sociale, Kuko i quan të neveritshme dhe të turpshme këto aludime, që sipas saj, po bëhen për hesap të luftës qorre me ambasadorët.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!

Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të lë pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja Kuko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close