Bota

Rrezohet duke bere foto ne PPE, Silvio Berlusconi ne spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berluksoni, sot 83-vjecar, pronar i “FinInvest”, është dërguar te enjten me urgjencë me aeroplan në Milano, pasi u rrëzua dhe lëndua gjatë kongresit të PPE-së të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

Ai eshte vendosur në klinikën spitalore Madonina, ku është bërë e ditur se e ka thyer një kockë duke mos specifikuar se për cilën kockë të gjymtyrëve të trupit bëhet fjalë.

Silvio Berlusconi kishte pritur zgjedhjen e Antonio Tajanit si nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane, dhe më pas ishte relaksuar paksa me të pranishmit që ishin shumë të etur të bëjnë fotografi me të, dhe kështu një moment kishte humbur baraspeshimin dhe si rezultat i kësaj ishte rrëzuar në tokë.

Berlusconi në Zagreb po merrte pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane, nga ku paralajmëroi për rrezikun e komunizmit që po vjen nga Kina dhe po zgjerohet nëpër Evropë. /Telegrafi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close