Lajmi i fundit

Kushtetuesja reagon pas deklarates se Muçit, i heq emrin nga faqja zyrtare

TIRANE

Gjykata Kushtetuese vendos të njohë vendimin e KPA-së për Besnik Muçi, i cili një ditë më parë vendosi ta shkarkojë atë. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, nga faqja on line e kësaj gjykate, është hequr emri i z.Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si edhe Fiona Papajorgji.

Besnik Muci u paraqit mëngjesin e sotëm në zyrën e tij të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke këmbëngulur se nuk do e njihte vendimin  e kolegjit të Apelimit për shkarkimin nga detyra. Muçi iu drejtua me një letër Gjykatës  kërkuar prej saj të shqyrtojë rastin e tij dhe të vendosë për përfundimin ose jo të mandatit. Ai akuzoi Kolegjin e Apelimit se e vetoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar  Kushtetues.

Besnik Muçi u shkarkua nga detyra për problemet me pasurinë dhe figurën morale. Sipas verdiktit të Kolegjit te Apelimit, ai duhet të ndërpresë menjëherë ushtrimin e funksioneve, ndërsa për 15 vitet e ardhshme s’mund të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close