Lajmi i fundit

KPK shkarkon nga detyra anetarin e trupes qe po gjykon Shullazin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni.

Vrioni u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.

“Hetimi për z.Vrioni ishte përfunduar vetëm në kriterin e pasurisë dhe ai ndërkohë luajti të gjitha kartat para KPK-së duke tentuar të ketë hetim edhe në dy kriteret e tjera si aftësi profesionale dhe figurë morale. Në fakt KPK-ja vendosir ta shkarkonte atë nga detyra duke e justifikuar jo vetëm për problemet me pasurinë por edhe për shkak të sjelljes jo korrekte që kishte para KPK duke sjellë një sërë justifikimesh dhe argumentesh për ta shtyrë sa më tepër këtë proces.

Vrioni ishte aktualisht anëtar i trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve. Në seancë dëgjimore ai pretendoi se disa mosrakordime me KPK erdhën për faktin se ai vetë është kërcënuar nga persona të paidentifikuar që i ka kallëzuar në prokurori dhe nga ana tjetër ai pretendoi se kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ishte në pamundësi për t’u mbrojtur por duhet të kishte të pranishëm një avokat. Por në finale z. Vrioni u paraqit i vetëm në KPK, ndërsa ditën e sotme nuk ishte i pranishëm për shpalljen e vendimit”, deklaroi Lala.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close