Komisoni Hetimor per Meten: Te merret vendimi qe sot, mos kerkoni pazare

Aktualitet

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneliu duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në mbledhjen e ditës së sotme, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zeneli ka hedhur akuza duke thënë se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

Zeneli: Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Por ju po kërkoni Kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim.

Manja: Bashkohem me mendimin tënd. Ne jemi drejt fundit. Alimadhi më tha se duhet të njihemi me vendimin. Do të jetë një kohë e shkurtër.

ME TE LEXUARAT