Greqia pritet të goditet nga nje stuhi e fuqishme

Bota

Greqia goditet nga moti i keq gjatë orëve të ardhshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Athinës, vendi do të jetë nën “pushtetin” e stuhisë ‘Geryoneis’ që pritet të godasë të dielën.

Moti parashikohet që të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes, me stuhi e erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishulli Thasos dhe Halkidiki janë përfshirë nga moti i keq që prej ditës së sotme. Gjatë ditës së shtunë, pritet të ketë reshje shiu kryesisht në zonat perëndimore të Greqisë.

Ndërkohë që të dielën pritet që vendi të goditet nga stuhia “Geryoneis”. Sipas meteorologëve, ditën e hënë Greqia do të jetë tërësisht nën pushtetin e motit të keq. Situata parashikohet që të ketë përmirësime të martën.

ME TE LEXUARAT