Politika

Tjeter takim ne Presidence, Meta pret sot ish-presidentin Bamir Topi

Kur e gjithë politika ‘zien’ nga zhvillimet, ku kryefjalë e debatit është bërë ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta do të presë në një takim Bamir Topin. Zyra e shtypit në Presidencë ka bërë me dije se takimi mes dy presidentëve do të mbahet në 18:00.

Kujtojmë se dje Meta priti në një takim ish-presidentin Sali Berisha, në lidhje me atë që ai e cilësoi ‘situatë dramatike’.

Ishte Meta që ftoi në takim si fillim krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ish-presidentët e vendit, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa theksonte në ftesë se vendi ndodhet në një situatë dramatike

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close