Luftoi deri ne nxjerrjen e tij nga kampi sirian, Alvin Berisha i shpreh mirenjohjen te atit: Mburoja me e forte

Aktualitet

Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar që u nxorr nga kampi sirian ku e kishte dërguar e ëma pas 5 vitesh, tashmë ka hapur një profil publik në Instagram.

Vogëlushi publikon foto dhe video të ndryshme, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen është një deklaratë për të atin Afrimin, i cili ka bërë të pamundurën derisa djali u rikthye në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si mburojën ma t’fort gjithmon pa dyshim i kisha zgjedh krahet e tu babi”, thuhet në statusin e Alvinit në Instastory.

Kujtojmë se Alvini u shpëtua nga kampi i ISIS falë insistimit të babait të tij dhe bërjes publike të rastit në median italiane “Le lene”, ndërsa nëna i vdiq gjatë një bombardimi në Siri.

ME TE LEXUARAT