VIP

Habit Rudina Dembacaj, publikon foto me ish-burrin dhe i…

Ndonëse ajo deklaroi se ishte ndarë nga bashkëshorti, aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka habitur të gjithë me reagimin e saj të fundit në “Instagram”.
Moderatorja ajo ka publikuar një foto me mbishkrimin “Aleksi, çun beqar”, ndërsa i bën ‘reklamë’ ish-bashkëshortit, me të cilin ka dhe një vajzë. Dembacaj përflitej prej kohësh se kishte krijuar një lidhje intime me ish-deputetin Mark Frroku, të cilin nuk ngurroi ta falenderonte për ndihmën që i dha për hapjen një lokali të ri.

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputet është shndërruar në kryefjalën e mediave. Vetëm pak ditë më parë ajo promovoi një restorant të sajin. Ndër videot e publikuara online nga miqtë aktorja dëgjohet duke thënë në fjalën e saj përshëndetëse: “Falenderoi Markun që besoi tek mua, është i zgjuar që më besoi”.

Kaq ka mjaftuar që mediat të konfirmonin atë që prej kohësh përflitej, Mark Frroku është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Rudinës. E kontaktuar pak ditë më parë nga Gazeta Shqiptare aktorja e mirënjohur fillimisht ka qeshur me pyetjen, nëse është e vërtetë se ka një lidhje me Frrokun. “Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, është mjaftuar në përgjigjen dhënë për Gazeta Shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur mos të jap një konfirmim, apo një përgënjeshtrim për lajmin që qarkullon. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo ndau me miqtë lajmin se procesin e divorcit e kishte nisur që në mars të këtij viti. E ftuar në emisionin “Wake Up”, për herë të parë u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë për të. Nga ana tjetër Mark Frroku prej më shumë sesa një viti është i ve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close