Gjesti i pazakonte i Metes, nderon gardistin para sulmit ndaj Rames e ambasadave

Aktualitet

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka reaguar diten e sotme ne lidhje me debatin per gjykaten Kushtetuese.

Me tone te forta adresuar kryeministrit dhe disa ambasadoreve qe i cilesoi palaco, Meta ka theksuar se do ti drejtohet qytetareve per mbajtjen e nje referendumi ne lidhje me konfliktin qe ka me mazhorancen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ajo qe ka rene ne sy diten e sotme ne reagimet e Metes, nuk kane qene vetem deklaratat e tij dhe permbajtja e tekstit.

Nje gjest i pazakonte i Metes, ishte nderimi qe ai i beri efektivit te Gardes se Republikes ne oborrin e presidences ne Tirane, para se te dilte para medias.

Nuk dihet nese me kete akt Meta ka dashur te kujtoje se eshte Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT