Dy jave ne koma pas aksidentit tragjik, nderron jete ne Spitalin e Traumes 20-vjeçarja

Aktualitet

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, vajza e cila u aksidentua në Krastë të Elbasanit.

Elda Samurri, 20 vjeçe, qëndroi dy javë në koma pas përfshirjes në aksidentin automobilistik që rezultoi tragjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza ishte pasagjere në automjetin që pasi humbi kontrollin u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Por plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të renë, e cila sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

ME TE LEXUARAT