Beri nderhyrje per te zmadhuar te pasmet, 29-vjeçarja vdes ne sallen e operacionit

Bota

Janë zbuluar detaje të reja nga rasti 29-vjeçares që ndërroi jetë pasi zmadhoi të pasmet për 8.400 dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, u tha se kirurgu e kishte njoftuar që procedura ishte një “lojë me hamendje”.

Leah Cambridge, nënë e tre fëmijëve, vdiq nga mpiksja e gjakut më 27 gusht të këtij viti. Ajo kishte udhëtuar nga Britania për në Turqi që të bënte ndërhyrjen pasi ishte fiksuar nga fotografitë në Instagram.

Procedura përfshinte heqjen e dhjamit nga beli dhe injektimin në të pasme.

Por ajo pësoi një ndërlikim fatal kur dhjami u injekta aksidentalisht në një venë dhe bëri që ajo të ketë tre sulme në zemër në tryezën e operacionit.

Partneri i Leah, Scott Franks tha në Gjykatë se fjalët e kirurgut ishin: “Kjo është një lojë me hamendje, asnjëherë nuk dihet si shkon. Është çështje për jetë a vdekje, kurdo që do e bësh atë”.

Më pas tregoi se foli me mjekun në hotelin ku po qëndronte dhe ai nuk i kërkoi falje për atë që ndodhi, por u përpoq të shpjegojë ndërlikimet që ndodhën.

ME TE LEXUARAT