Voltana Ademi i pergjigjet Ulsi Manjes: Nuk me ftuan ne Komisionin e Ligjeve

Politikë

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për mospjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar sot buxheti për bashkitë.

Ademi theksoi se nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit, duke hedhur poshtë deklaratën e Ulsi Manjës i cili tha se kryebashkiakja ishte ftuar por nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Voltana Ademit:

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.

Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave.

ME TE LEXUARAT