Te divorcuar, por gazetarja shqiptare dhe ish-bashkeshorti po hapin nje biznes

Showbiz

Të ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishin gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Anduena Llabani dhe ish-bashkëshorti i saj, Ardit Jaupi. Ata kanë qenë të martuar për 12 vite por u divorcuan në vitin 2016.

Çifti janë prindër të një djali të quajtur Aleksei dhe megjithëse të ndarë, kanë ruajtur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Madje, ata treguan se po mendojnë të hapin një biznes së bashku ku të mblidhen vetë, së bashku me familjet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë.

Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes.

Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë.

Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”. – u shpreh gazetarja sipas “tvklan.

ME TE LEXUARAT