Bota
“Sokol Olldashi do te ishte krenar..”, Basha: Te rinjte demokrate do permbushin me sukses misionin
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar përmes një postimi në twitter, në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Përmes një fotoje, krah djalit të tij, Glauk Olldashi, Basha shkruan se Sokolli sot do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij.
“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”- shkruan Basha.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!