Bota

Shtiret si shtatzene, policia i gjen droge brenda barkut te rreme

Menyrat e fshehjes se lendes narkotike sa vijne e komplikohen me qellim shmangien e kontrolleve. Një grua 34 vjeçare është arrestuar nga policia kufitare në Argjentinë, pasi tentoi të kalonte marijuanë për në Kili.

34 vjeçarja identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është shtirur sikur ishte shtatzënë dhe kishte vendosur për të udhëtuar për në Kili me autobus.

Sipas raportit policor, gruaja po mbante një çantë të madhe të zezë në prehrin e saj.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia, gruaja është shprehur se ishte shtatzënë, por policët kanë zbuluar një objekt të madh të ngjitur në barkun e saj të mbushur plot me drogë.

Në kontrollin e dytë të ushtruar ndaj 34 vjeçares policia zbuloi 15 qese kokainë të mbështjella me qese plastike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close