Lajmi i fundit

Rama i kërkoi Komisionit Hetimor shkarkimin e Metës, mazhoranca hedh hapin e radhës

PS në Parlamentin shqiptar do të kërkojë shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do ti drejtohet Kryesisë se Kuvendit vijimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit Meta.

“Pak kohë më parë, 55 deputetë janë drejtuar kuvendit për procedurën e shkarkimit të Presidentit duke vijuar përtej kompetencës së tij.

Presidenti në një kurs përplasje të fortë me Kuvendin ka vijuar cënimin e Kushtetuetës me veprime dhe mosveprime konkrete të qëllimshme.
Rrjedhimisht vlerësojmë që këto të analizohen për shkarkimin e Presidentit të Republikës të Shqipërisë“, tha Balla gjatë Konferencës për shtyp.

Ai ka evidentuar si një shkelje tjetër nga Presidenti Meta, përveç dekretit të 10 qershorit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përtej afatit kushtetues 30-ditor. Sipas tij presidenti ka marrë kompetencat e KED duke emëruar Xhaferllarin, ndërsa ky institucion sipas ligjit kishte emëruar Arta Vorpsin, e para në listë, emërim i cili u botua dhe në Fletoren Zyrtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close