VIP

Modelja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi me plumb pas koke

Një modele i njohur edhe si trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Policia dhe autoitetet bene me dije se në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

Mediat pershkruan se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close