Soft

Majmuni me “fytyrë njeriu”, i vetmuar dhe beqar

Një majmun është shfaqur në një kopsht zoologjik në Kinë, i cili duket se ka problem që të gjejë dashurinë e tij, pasi nuk ka fytyrën e një majmuni.

Kopshti zoologjik Tianjin në lindje të Kinës është habitur kur ka parë fytyrën e majmunit që duket sikur fytyra e njeriut. Kjo ka bërë që fotot e këtij majmuni të shpërndahen në të gjithë botën.

Autoritete e kopshtit kanë thënë se ky majmun nuk është çiftuar asnjëherë, kjo për shkak të fytyrës së tij.

Kjo nuk e ka penguar atë që të jetë shumë aktiv. Ai ka dëshirë të luajë më baltë dhe të thyej arrat e kokosit.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ardhur në kopshtin zoologjik për të parë majmunin me fytyrë njeriu, që kur ai u bë i famshëm në internet. Ky majmun është sjellë në këtë kopsht në vitin 2002.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i një majmuni me fytyrë njeriu./tch

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close