Lajmi i fundit

Krimet e Renda, shkrese notereve: Do perballeni me ligjin nese nuk njoftoni per levizjet e Kajmakut

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, lidhur me arratisjen e Agim Kajmakut. Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend, me qëllim që të njoftohen për të gjitha lëvizjet që mund të bëjë ish-kryebashkiaku i Vorës, tashmë në arrati.

Kajmaku është shpallur në kërkim pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e ngritura nga PD se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim formularësh dhe kryerje të funksionit pas shkarkimit nga detyra. Kujtojmë që pas shkarkimit si kryebashkiak, Agim Kajmaku kishte firmosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close